Deputetja e LDK-së: Videot e ministrave, përpjekje për t`i mbuluar punët e këqija - NACIONALE

Deputetja e LDK-së: Videot e ministrave, përpjekje për t`i mbuluar punët e këqija

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi, ka kritikuar Qeverinë Kurti për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë.

Duke i komentuar videot e fundit të ministrave të kësaj qeveria, ajo ka thënë se ato janë veprime për të mbuluar mospunën e tyre.

Po është ndërhyrje sepse kur nuk po kanë çfarë të bëjnë, po dalin dhe po bëjnë video me i mbulu ato të këqijat se nuk kanë të mira me i tregu vendit, flasin ministrat për disa tema që janë aktualisht jashtë situatës që është duke ndodhur te ne, mirëpo këta siç duket e kanë vetëm në opozitë dhe po duke sikur po i bëjnë opozitë vetës sepse ato janë bumerang çfarë është duke bërë kjo Qeveri sepse për të gjashtën herë shkelet Kushtetuta nga ministrat”, ka thënë ajo për EO.

Ajo ka bërë me dije se ato janë një hakmarrje ndaj sistemit të drejtësisë, i cili po arreston njerëzit e kryeministrit Kurti të përfshirë në afera të ndryshme korruptive.

Prej tash e tri vite sa po i bën kjo Qeveri, kemi pasur shumë arrestime sa i përket njerëzve të afërm të kryeministrit Kurti. Ju e dini se nëpër fushata gjithmonë ka qenë ajo deklarata e tij se ‘Burgu i Dubravës do të rritet për disa kate’ dhe tash po shohim që po shkojnë vetëm njerëz të afërm të kryeministrit Kurti, siç është miku i tij Ridi e deri te asamblisti i VV-së në Prishtinë, i cili u arrestua me substanca narkotike”, ka thënë Krasniqi.

Lajme të ngjashme