Deputetja e LDK-së: Përfshirja e institucioneve të sigurisë kundër mediave, precedent i rrezikshëm - NACIONALE

Deputetja e LDK-së: Përfshirja e institucioneve të sigurisë kundër mediave, precedent i rrezikshëm

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e LDK-së, Rezarta Krasniqi, ka komentuar shkrimin e sotëm të gazetës Nacionale, i cili flet se si një zyrtar i institucioneve të sigurisë i tregon drejtorit të RTK-së, Rilind Gërvalla, se çka duhet të postohet në lajmet e RTK-së.

Në një prononcim për gazetën Nacionale, ajo ka thënë përdorimi institucioneve shtetërore kundër mediave është e frikshme dhe nuk duhet të tolerohet.

Sipas saj, kjo është një praktikë e institucioneve komuniste.

“Ky precedent për t’i përdorur të gjitha institucionet shtetërore kundër mediave madje edhe institucionet e sigurisë është e frikshme dhe nuk duhet të tolerohet. Kjo është praktikë e shteteve komuniste që përmes mekanizmave të shtetit të përhapet propagandë për kërcënim dhe shantazhim ndaj fjalës së lirë. Ftoj organet e drejtësisë që ta hetojnë këtë çështje dhe të zbardhet në detaje se çfarë implikimi ka pasur institucioni i sigurisë dhe me urdhër të kujt janë bërë këto akte. Kjo qeveri po tenton që me çdo aparat shtetëror ta fsheh dështimin dhe ti frikësoj ata që po shpërfaqin dështimet e tyre. Fjalën e lirë nuk do ta ndalin sepse do ta mbrojmë me çdo kusht”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të ngjashme