Deputetja e LDK-së: Kjo Qeveri ka dështu me qëllim në reforma në drejtësi - NACIONALE

Deputetja e LDK-së: Kjo Qeveri ka dështu me qëllim në reforma në drejtësi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka kritikuar qeverinë duke e akuzuar atë për minimin e qëllimshëm të reformës në drejtësi. Duke folur në programin “DPT në Fidani”, ajo vuri në dukje procesin e Vettingut si shembullin më të mirë të këtyre dështimeve të supozuara, duke pretenduar se nuk ishte planifikuar dhe as zbatuar siç duhet.

”Kur flas për tema në drejtësi, e kam një sentiment tjetër, meqë i përkas fushës. Kjo qeveri nuk është që vetëm ka dështu në të gjitha reformat në drejtësi, kjo qeveri ka dështu me qëllim në reforma në drejtësi”.

Kica-Xhelili foli edhe për dështime procedurale. "Kur kanë shkuar këta në Komision të Venecias. Në të njëjtën kohë i kanë dërguar tri reforma paralele te Komisioni për shqytrim", tha ajo ndër të tjera.

Lajme të ngjashme