Deputetja e LDK-së: Gjendja në veri është shkaktuar për shkak të marrëveshjes së Ohrit
Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, për tensionet në veri ka fajësuar kryeministrin Albin Kurti.
Ajo ka vlerësuar se këto tensioni i ka shkaktuar kryeministri Kurti për të arsyetuar krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
“Gjendja në veri është shkaktuar për shkak të marrëveshjes së Ohrit, pasi Kurti duhej t’i tregonte votuesve të vetë që ‘Zajdenicën’ e ka krijuar. Në marrëveshjen e Ohrit, neni 7 thotë ‘vetëmenaxhim’, ndërsa neni 10 thotë ‘të implementohen marrëveshjet e vitit 2013’. Marrëveshja e vitit 2013 është Asociacioni me të gjeturat e Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë ajo për Klan Kosova.
Krasniqi ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për degradim të procesit të dialogut.
Ajo ka bërë me dije se më takimet për dialog nuk po mbahen më në kryeqendrat evropiane.
Sipas saj, takimet e Kosovës dhe të Serbisë për dialog po mbahen në Bratisllavë e Ohër.