Deputetja e GUXO-s i reagon Xhavit Halitit: Sulmi në Banjskë ka qenë terrorist
Jeta Statovci, deputete e partisë “GUXO”, ka shkruar një status në rrjetin social “X”, ku ka komentuar një deklaratë të disa ditëve më parë të deputetit të PDK-së, Xhavit Haliti.
Në shkrimin e saj, Statovci ka kritikuar Halitin për deklarimin se sulmi në Banjskë nuk ka qenë terrorist.
Sipas Statovcit, sulmi në Banjskë ka qenë terrorist.
“Sulmi në Banjska ka qenë terrorist, grupi ka qenë terrorist, ky grup ka shtënë me orë në drejtim të Policisë më demokratike në rajon. Këto të shtëna kanë vrarë rreshterin në detyrë shteti, është shtënë ndaj republikës. Kushdo që e cilëson ndryshe, ka plane tjera të dëmshme për Kosovën” – ka shkruar ajo.
Sulmi në Banjska ka qenë terrorist, grupi ka qenë terrorist, ky grup ka shtënë me orë në drejtim të Policisë më demokratike në rajon. Këto të shtëna kanë vrarë rreshterin në detyrë shteti, është shtënë ndaj republikës. Kushdo që e cilëson ndryshe, ka plane tjera të dëmshme për 🇽🇰 https://t.co/Dhox82uGwM
— Jeta Statovci (@JetaStatovci) August 22, 2024