Deputeti Rexhaj e kopjon pyetjen e Dejona Mihalit, s'ia përmirëson as gabimet
Sot në ora 14:02, Dejona Mihali, koordinatore e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, e shpërndau një shkrim të Ragmi Mustafit, politikan nga Lugina e Preshevës.
Në shpërndarjen e saj, Mihali e shtroi një pyetje, që më shumë dukej si retorike.
“Pse duhet kryetari i Komunës së Bujanocit të bëj koalicion me SNS, partinë e Vuçiç?” – ka shkruar Mihali.
Pyetja e njëjtë është shfaqur edhe në një profil tjetër në Facebook. Më saktë, Arbër Rexhaj, deputet i VV-së i zgjedhur nga qytetarët e Koosvës, e kopjoi tërësisht pyetjen e Mihalit, duke shtuar pas pyetjes një fjali të shkurtër.
Rexhai e publikoi pyetjen e Mihalit në profilin e tij 23 minuta më vonë, pra në orën 14:25.
Madje, Rexhaj nuk u përpoq fare të përmirësonte gabimet në pyetjen e Mihalit: