Deputeti i VV-së thotë se BE-ja duhet ta bind Serbinë për zbatim të marrëveshjes
Deputeti i VV-së, Driton Hyseni, pret Bashkimi Evropian ta bind Serbinë për zbatimin e Marrëveshjes Bazike të Brukselit.
Një ditë pas takimit Bislimi – Petkovic, ai ka thënë se është detyrë e ndërmjetësuesit ta bëj një gjë të tillë.
“Ajo çka kemi parë dje ka qenë se s’ka pasur ndonjë përparim drejt arritjes së sekuencimi të mundshëm të marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit. Unë uroj që Serbia të bindet, ndërmjetësuesit evropianë ta bindin Serbinë me qëllim që ajo të zbatojë marrëveshjen e arritur. Të kemi sekuencim të marrëveshjes, por edhe zbatim të ujdisë që nga neni i parë deri te neni i fundit i saj”, deklaroi Hyseni, raporton Koha.