Deputeti i VV-së optimist: Të dielën pres që ta kemi Qeverinë Kurti 3 - NACIONALE

Deputeti i VV-së optimist: Të dielën pres që ta kemi Qeverinë Kurti 3

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputeti i VV-së, Halil Thaçi, është shprehur optimist se të dielën Kosova mund të ketë qeveri të re.

Ai ka bërë me dije se partia e tij është duke zhvilluar bisedimeve për këtë çështje.

Megjithatë, Thaçi nuk ka treguar se me cilat subjekte politike apo deputetë është duke biseduar.

“Pres të dielën që ta kemi Qeverinë Kurti 3, shpresoj shumë se kjo do të ndodhë të dielën apo para të dielës. Shpresoj shumë se këto tri ditë do të krijohet Qeveria Kurti3. Sigurisht që ka bisedime dhe ato do të bëhen të ditura që sapo të formohet koalicioni”, ka thënë Thaçi në Tëvë1.

Lajme të ngjashme