Deputeti gjerman: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara - NACIONALE

Deputeti gjerman: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti konservator gjerman nga radhët e CDU-së, Knut Abraham, ka komentuar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, duke thënë se Komiteti i Ministrave ka dy zgjedhje.

Kështu ka shkruar ai në profilin e tij në rrjetin social “X”.

Komiteti i Ministrave ka dy zgjedhje: 1) Të veprojë në përputhje me vlerat dhe standardet tona duke e pranuar Kosovën këtë maj. 2) Ose, ta injorojë vlerësimin e detajuar të juristëve të shquar, tri raportuesve, tri komisioneve dhe PACE… duke mos marrë asnjë vendim." - ka shkruar ai.

Sipas Abraham, nëse veprohet me opsionin e dytë, atëherë do të dërgohet një sinjal i dëmshëm te deputetët dhe qytetarët.

…Sidoqoftë, kjo do ta dërgonte një sinjal të dëmshëm për deputetët dhe qytetarët në rajon: se shtetet mund t’i shpërfillin standardet si të duan. Nga ky vendim varet besueshmëria e institucionit, mbrojtja e të drejtave të pakicave në Kosovë (Plani i Ahtisaarit) dhe stabiliteti i rajonit. Nëse respektojmë standardet dhe vlerat, atëherë pranimi i Kosovës në maj është e vetmja rrugë përpara.” – ka shkruar ndër të tjera ai.

Lajme të ngjashme