Deputeti gjerman për masat e BE-së ndaj Kosovës: Të gabuara - NACIONALE

Deputeti gjerman për masat e BE-së ndaj Kosovës: Të gabuara

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Knut Abraham, deputet i Bundestagut gjerman, ka reaguar pas paralajmërimeve për masa ndëshkuese ndaj Kosovës nga ana e Bashkimit Evropian gjatë kësaj jave.

Në një cicërimë të publikuar, z. Abraham këto masa i ka quajtur të gabuara.

“Masat e shpallura nga Komisioni i BE-së kundër Kosovës janë gabim. Mbyllja e njërit sy ndaj problemit të vërtetë dhe presioni ndaj anës së dobët nuk ka funksionuar kurrë.” – shkroi Abraham në Twitter.

Ndryshe Gert Jan Koopman, drejtori i përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociatat e Zgjerimit të BE-së, i cili gjatë një prononcimi mbrëmë deklaroi se disa masa ndaj Kosovës do të ndërmerren pak më vonë “në këtë javë”.

“Autoritetet e Kosovës nuk iu janë përgjigjur këtyre kërkesave fatkeqësisht, Komisioni Evropian sigurisht që do të ndërmarrë një numër masash që do të komunikohen pak më vonë në këtë javë.” – theksoi ai.

Madje Koopman i sqaroi pak më në detaje se çfarë mund të jenë këto masa.

“Ato do të përfshijnë pezullimin e punës së në kuptimin e organeve të Stabilizim Asociim dhe do të pezullojmë programin e fondeve për Kosovën, si dhe propozimin e dorëzuar nga Kosova për kornizën investuese për Ballkanin Perëndimor që nuk do të procedohet në këtë moment, mbështetja e vazhdueshme për prokurimin dhe nënshkrimi i kontratave po ashtu, do të pezullohen. Ngjarjet e nivelit të lartë dhe vizitat dypalëshe po ashtu do të pezullohen. Tani më lejoni të theksoj se nuk i marrim me lehtësi këto veprime dhe këto duhet të shihen si të përkohshme dhe të kthyeshme kur të shohim hapat e vegjët të autoriteteve në Kosovë që të kthehen në dialog dhe për të implementuar zotimet që janë dhënë.” – tha ai.

Lajme të ngjashme