Deputeti gjerman: Mirë që Kosova e prani propozimin evropian, BE-ja s`duhet të lejojë më telashe
Deputeti gjerman, Thomas Hacker, ka përshëndetur veprimin e Kosovës për të pranuar planin franko-gjerman.
Deputeti i Partisë së Lirë Demokratike ka thënë se ky është një hap pozitë për të shkuar procesi përpara.
Në llogarinë e tij në “Twitter”, ai ka shkruar se BE-ja nuk duhet të lojë më telashe në këtë pjesë të Evropës.
“Është mirë që Kosova pranon propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë si bazë për negociata. Duke pasur parasysh situatën ndërkombëtare, BE nuk duhet të lejojë më burime telashesh në lagjen e saj”, ka shkruar Hacker.
Es ist gut, dass #Kosovo den europäischen Vorschlag zur Normalisierung der Beziehungen mit #Serbien als Verhandlungsgrundlage akzeptiert. Angesichts der internationalen Lage darf die #EU in ihrer Nachbarschaft keine Krisenherde mehr zulassen. (TH)
— Thomas Hacker (@hacker_fdp) February 8, 2023