Deputeti Berisha reagon për aferën e grurit, numëron skandalet e Qeverisë Kurti - NACIONALE

Deputeti Berisha reagon për aferën e grurit, numëron skandalet e Qeverisë Kurti

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputet i AAK-së, Bekë Berisha, ka reaguar pas publikimit të incizimeve të gazetës Nacionale, i cili flet për abuzimet që Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka bërë me rezervat shtetërore.

Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha ka përmendur aferat që kanë ndodhur në Qeverinë Kurti.

“BKSZZTDDHGKJ, bashkim kombëtar, sovranitet, zdravo, zejtin, tërheqje, dorëheqje, dështim, hajni, grur, kralevë, jugosllavi”, ka shkruar ai.

Pas aferës “Vaji”, gazeta Nacionale sjell ekskluzivisht incizime të reja në Ministrinë e Tregtisë së drejtuar nga Rozeta Hajdari. Kësaj radhe tema është e njëjtë, për blerjen e mallrave në rezervën shtetërore. Ndryshon vetëm produkti. Nga vaji, tash është afera “Gruri”.

Një certifikues me emrin Enver Hajrullahu ishte në hall të madh kohë më parë. Ai nuk po prantonte ta hidhte firmën në disa dokumente të cilat konfirmonin pranimin e grurit për rezervën shtetërore, pasi 9 tonë nga kontrata e nënshkruar po mungonin.

Edhe me probleme shëndetësore e duke u trajtuar në spital, Hajrullahu thirret në një takim në Ministrinë e Tregtisë e Industrisë për ta diskutuar këtë situatë. Aty, situata ishte “një llugë e madhe”.

Kështu të paktën e përshkruan vetë Enveri në incizimet që i ka publikuar gazeta Nacionale. Fillimisht ministrja Hajdari iu kap certifikuesit lidhur me faktin që ai nuk po e nënshkruante. E më vonë, pasi që Drejtori i Thesarit, Ahmet Ismaili, i jep të drejtë certifikuesit, Hajdari kapet me pjesën tjetër të stafit përfshirë sekretarin.

Lajme të ngjashme