Deputetët shkojnë në pushime para kohe, salla e Kuvendit mbetet e zbrazët
Sot ka seancë të Kuvendit. Një seancë e fundit para pushimeve të verës, është caktuar të mbahet për nesër.
Megjithatë, shumica e deputetëve i kanë nisur pushimet para kohes.
Në seancën e sotme, një pjesë e madhe e ligjvënësve kanë munguar, raporton Nacionale.
Si pasojë, salla ka mbetur thuajse e boshatisur.
Në anën tjetër, deputetët patën diskutime rreth liberalizimit të vizave. Në rend të ditës, janë edhe disa pika të tjera.
