Deputetët kthehen nga pushimi i Bajramit, sot bëjnë përpjekjen e 28-të për konstituimin e Kuvendit
Pas pushimit të Bajramit, deputetët e Kosovës sot do të paraqiten në sallën e Kuvendit. Ata do të bëjnë përpjekjen e radhës për konstituimin e organit më të lartë legjislativ në vend.
Kjo do të jetë hera e 28-të që ata do të provojnë përfundimi i seancës konstituive, e cila ka filluar më 15 prill.
Ndonëse kjo seancë ishte paraparë të mbahej dje, deputetët e VV-së kishin kërkuar që për shkak të Kurban Bajramit ajo të mbahet sot.
Megjithatë, as në vazhdimi i seancës që pritet të mbahet në 11:00, nuk pritet të ketë ndonjë ndryshim nga përpjekjet paraprake.
Kjo pasi partitë politike deri me tani nuk kanë treguar se kanë ndryshuar pozicionet e tyre.
Duke u bazuar në atë që ka ndodhur në 26 tentativat paraprake, ata sërish do të paraqiten në sallë për 3-4 minuta dhe më pas do të shkojnë në pauzën e radhës prej 48 orëve.
Kjo pasi partitë politike deri me tani nuk kanë treguar se kanë ndryshuar pozicionet e tyre.
Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari pritet sërish që të tentojë të imponojë votimin për formimin e një komisioni për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit me votë të fshehtë.
Kjo mënyrë e votimit po kundërshtohet nga PDK, LDK dhe AAK.
Meqenëse VV-ja as për këtë komision nuk po arrin t`i marrë votat e nevojshme, pas dështimit të votimit, kryesuesi po e mbyll seancën.
Një veprim i tillë po kritikohet nga partitë e deridjeshme opozitare, duke thënë se kryesuesi po e shkel skenarin e përgatitur nga sekretaria e Kuvendit.
VV-ja ka bërë me dije që nuk tërhiqet nga propozimi i saj që deputetja Albulena Haxhiu të jetë kandidate për kryetare të Kuvendit.