Deputetët edhe nesër mësyjnë Kuvendin, sa për ta kryer 'adetin' për herën e 28-të
Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish të shtunën, një ditë pas festës së Kurban Bajramit.
Tentimi i 28-të për konstituimin e Kuvendit, do të bëhet nga ora 11:00.
As pushteti nuk po heq dorë nga emri i Albulena Haxhiut, e as opozita nga qëndrimi se nuk e votojnë këtë kandidate.
Si rezultat, institucionet kanë mbetur të bllokuara.