Deputetët e VV-së kokën në telefona, Çeku kënaqet llaf me Gërvallën
Opozita e ka lëshuar seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.
Pas lëshimit të seancën nga deputetët opozitarë, deputetët e shumicës, pra të VV-së e GUXO-s, kanë filluar të qëndrojnë më shumë në telefonë, pasi seanca nuk po vazhdon ende.
Në anën tjetër, dy ministra të Qeverisë Kurti po vazhdojnë të bisedojnë që disa minuta në mes vete. Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku është duke biseduar për kohë të gjatë me Donika Gërvallën, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.