Deputetët e pushtetit 'rrethojnë ministrin Aliu' mes dyshimeve për dëme milionëshe - NACIONALE

Deputetët e pushtetit 'rrethojnë ministrin Aliu' mes dyshimeve për dëme milionëshe

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në dritën e një tjetër skandali qeveritar që përfshin ministrin e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu, zyrtarët qeveritarë vazhdojnë t'i interpretojnë raportimet e tilla si 'zhvillime që do të kontribuojnë në rritjen e mëtejshme të partisë në pushtet.'

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci i quajti “sulme” dyshimet për dëme milionëshe të buxhetit të Kosovës, nga të cilat sipas tij, partia e tij do të përfitojë duke u rritur në zgjedhje.

“Për ata që po paralajmërojnë hetime e aktakuza ndaj ministrave të Qeverisë. Unë e kam një paralajmërim: nga këto sulme, VV vetëm rritet. Ka kaluar koha e hajnave në qeveri.” – tha ai.

Mes reagimeve nuk kanë munguar edhe sulmet e drejtpërdrejta ndaj Prokurorisë Speciale, ku deputeti Artan Abrashi e ka quajtur këtë institucion “vegël të opozitës”, pas fillimit të hetimeve ndaj ministrit Aliu.

“Prokuroria speciale çdo ditë e më shumë po i ridëshmon dy gjëra: që është e kapur dhe vegël e opozitës. Vetëm disa ditë pas paralajmërimeve nga deputetë opozitarë se disa ministra po hetohen, fillojnë raportimet për hetimet ndaj ministrit Aliu.

Abrashi madje pretendoi se “Prokuroria po i reziston vettingut”, ndërsa hodhi akuza të rënda ndaj atyre që ai i quan “all-in kundër LV-së”.

“Opozita po i reziston reformës. Prokuroria po i reziston vettingut. Kjo bashkë pazaret e favoret nga e kaluara i ka bërë bashkë në një ekip, all-in kundër LV-së, por edhe kundër vullnetit të qytetarëve.” – tha ai.

I fundit që reagoi – edhe për nga rëndësia – logjika shpërpjetuese e të cilit kapërceu për disa vite dritë dy deputetët e lartpërmendur, ishte deputeti Arbër Rexhaj, i cili në përpjekje të dëshpëruar për të mbrojtur ministrin Aliu, i akuzoi si "prapaprokurorë" kreun e AAK-së, Ramush Haradinajn dhe anëtarin e PDK-së, Sami Lushtakun.

"Paraprokurorët folën javën e kaluar, njëherë Haradinaj, pastaj Lushtaku. E sot përmes Nacionales së Buzhalës foli vet prokuroria në goditje të Qeverisë Kurti, përkatësisht ministrit Aliu. Mozaiku është i qartë sikurse edhe beteja e tyre kundër Lëvizjes VETËVENDOSJE!." - tha ai.

Dyshime për dëme miliona euro

Nacionale sot raportoi se Prokuroria Speciale ka marrë aktvendim për zgjerimin e hetimeve në çështjen e ambalazhuesve të ujit. Sipas aktvendimit, i pandehur rezulton të jetë Ministri i Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu.

Aliu dyshohet se gjatë periudhës kohore, prej vitit 2021-2024 në cilësinë e përsonit zyrtar, pra si ministër, me qëllim të përfitimit të kungërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo të tjerët dhe për t'i shkaktuar dëm Buxhetit të Republikës së Kosovës, ka keqpërdorur pozitën zyrtare.

Ai dyshohet se ka qenë në dijeni se zyrtarët e kësaj Ministrie të pandehurit Izedin Bytyqi e Naser Hafizi vepruan në kundërshtim të plotë me rregullat, procedurat e ligjet në lidhje me llogaritjen e borxheve.

Ministri Liburn Aliu dyshohet se ka lejuar, me qëllim përfitimi e për t'i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit, që operatorëve ekonomik t'u zvogëlohen borxhet.

Më këtë sipas aktvendimit për zgjerimin e hetimeve, Ministri Aliu i ka shkakatuar dëm buxhetit të Kosovës miliona euro.

Lajme të ngjashme