Deputetët e Listës Serbe i dorëzojnë dorëheqjet në Kuvend - NACIONALE

Deputetët e Listës Serbe i dorëzojnë dorëheqjet në Kuvend

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetët e Listës Serbe edhe zyrtarisht i kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre në Kuvendin e Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar edhe sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi për gazetën Nacionale.

Vendimi për largimin e serbëve nga institucionet ishte marrë ditën e shtunë pas një mbledhje të mbajtur në veri.

Deputetët që kanë dorëzuar dorëheqjen janë: Slavko Simic, Adem Hodza, Igor Simic, Miljana Nikolic, Zoran Mojsilovic, Verica Ceranic, Branislav Nikolic, Milos Perovic, Ljubinko Karadzic, Jasmina Dedic dhe Dragana Antonijevic.

Serbët janë të pakënaqur me vendimin e qeverisë për targa dhe suspendimin e drejtorit të Policisë për rajonin e veriut.

Në këtë situatë nuk dihet si do të veprohet, pasi zakonshëm Presidentja e vendit kërkon nga KQZ-ja zëvendësimin e deputetëve të dorëhequr.

Në këtë rast pasi edhe deputetët pasues janë të Listës Serbe, nuk ka ndonjë përcaktim cili mund të jetë veprimi i ardhshëm.

Lajme të ngjashme