“Deputet që flet palidhje” – Kurti përplaset me Abelard Tahirin - NACIONALE

“Deputet që flet palidhje” – Kurti përplaset me Abelard Tahirin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pasur një përplasje me shefin e grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

Tahiri tha fillimisht se gjendja në veri nuk është e mirë, për shkak se nuk ka policë e as gjyqtarë.

Për këtë reagoi kryeministri i vendit. Kurti tha se Tahiri po flet palidhje.

“Pajtohem me deputetin Hoxhaj që kemi nevojë për seancë të mbyllur, kur ke deptuetë që flasin kaq palidhje”, tha Kurti në Kuvend, transmeton Nacionale.

Pas kësaj, reagoi sërish Abelard Tahiri.

“Dil thuaje numrin e saktë të policëve që janë në stacione. Është gjendje e mjerueshme që e keni shkaktuar vetë”, deklaroi Tahiri.

Lajme të ngjashme