Deputet Mefail Bajqinovci ia numëron shpërndarjet në Facebook Lumir Abdixhikut
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje e ka bërë një sulm të pazakontë ndaj kreut të LDK-së, z. Lumir Abdixhiku.
Ai duket se i ka numëruar shpërndarjet që ka marrë statusi i fundit i kryetarit të LDK-së, për të nxjerrë konklutimin se “asnjë deputet i LDK-së nuk ia ka bërë ‘share’”.
Nga kjo mund të kuptojmë se Bajqinovci ka hyrë edhe te shpërndarjet për të parë se kush e ka bërë ‘shpërndaje’ artikullin e kreut të LDK-së.
Por, duhet thënë se LDK-ja ka një mënyrë tjetër të operimit për dallim nga Vetëvendosja që drejtohet nga Kurti. Në kuadër të zgjedhjeve të brendshme, Kurti iu kishte bërë thirrje aktivistëve (e si të tillë numërohen edhe deputetët) që t’i bëjnë ‘share’ postimet e tij dhe të partisë. Por, një thirrje të tillë nuk e ka bërë asnjëherë kreu i LDK-së deri tash.
Në atë postim të titulluar “Si arritëm deri këtu?”, Abdixhiku denonconte Qeverinë Kurti për rëndimin e pozicionit ndërkombëtar të Kosovës.
