Departamenti i Shtetit përmend Haki Abazin, thotë se ai kërcënoi mediumet për raportimet - NACIONALE

Departamenti i Shtetit përmend Haki Abazin, thotë se ai kërcënoi mediumet për raportimet

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Departamenti i Shtetit, ka publikuar raportin vjetor mbi gjendjen në sektorë të ndryshëm në Kosovër përfshirë luftimin e korrupsionit, lirisë së shprehjes e punën e gjyqësorit.

Sipas këtij raporti është berë shumë pak sa i përket korrupcionit, dhe është kufizuar liria e shprehjes, pasi që gazetarët janë intervistuar nga policia dhe jan kercenuar nga partia në pushtet.

Në listën e gjatë të raportimit nga Departamenti i shtetit, janë përmendur kërcënimet dhe presioni që iu është bërë gazetarëve për të treguar burimin e infomacionit.

Në ketë raport përmendet deputeti i VV-së, Haki Abazi, i cili ka kërcënuar mediumin online “Albanian Post”, si dhe pronarin e saj për të larguar një lajm nga medium i tyre.

Në atë lajm flitej për mënyrën e emërimit të ambasadorëve nga Qeveria Kurti.

Edhe intervistimi i gazetarit të portalit Insajderi, Parim Ollurit, më 17 prill të vitit të kaluar nga policia e Kosovës, në lidhje me raportimin për dështimin Ministrisë së Shëndetësisë për të nënshkruar marreveshje zyrtare për vaksinat anti covid.

Lajme të ngjashme