Dënohet me 700 euro gjobë ministrja Rozeta Hajdari - NACIONALE

Dënohet me 700 euro gjobë ministrja Rozeta Hajdari

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Me 700 euro gjobë është dënuar ministrja e Industrisë, Ndërrmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari.

Ky vendim u mor nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë, lidhur me akuzën për mosdeklarim të pasurisë brenda afatit ligjor.

Sipas gjykatëses Donikë Shala-Abdyli, në rast se ministrja nuk dëshiron ose nuk mund të paguajë dënimin me gjobë, i njëjti do t’i zëvendësohet me burgim, duke iu llogaritur për një ditë burgim shuma prej 20 euro.

Obligohet e akuzuara që në emër të shpenzimeve procedurale dhe atë në emër të pashuallit gjyqësor të paguajë shumën prej 30 euro dhe për fondin e kompensimit të viktimave të krimit shumën prej 30 euro, të gjitha këto në afat prej 15 ditëve pasi që aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm”, raporton Betimi për Drejtwsi.

Kundër këtij aktgjykimi lejohet ankesa në Gjykatën e Apelit, përmes kësaj gjykate. Në seancën e 28 dhjetorit, Hajdari u deklarua fajtore për mos deklarim të pasurisë brenda afatit ligjor.

Sipas aktakuzës së përpiluar më 13 tetor 2022, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Rozeta Hajdari akuzohej për mosdeklarim të pasurisë brenda afatit ligjor.

Lajme të ngjashme