Dënimi i shefit të AKI-së, Buzhala: Rasti i gylenistëve është njollë në historinë e Kosovës - NACIONALE

Dënimi i shefit të AKI-së, Buzhala: Rasti i gylenistëve është njollë në historinë e Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetar Berat Buzhala ka komentuar vendimin e gjykatës që e dënoi me Driton Gashin, ish-shef i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) me katër vjet e tetë muaj burgim për dëbim të paligjshëm të gjashtë shtetasve të Turqisë.

Ai ka komentuar edhe një herë rastin të ngjalli shumë reagimë në Kosovë e nga bashkësia ndërkombëtare, e për të cilin u krijua edhe një komision hetimor nga Kuvendi i Kosovës.

“Dallimi esencial i shteteve ligjore dhe i “bananave republikave” është saktësisht ky që në shtete ligjore nuk guxon me të ndodh një diçka e tillë. Guxon me ndodh deportimi, por nuk guxon me ndodh pa kalu nëpër procedura.” – tha Buzhala në videon e tij.

Sipas Buzhalës, e gjithë ngjarja ka qenë politike.

“Raportet private të presidentit Thaçi me Erdoganin, i patën gjunjëzu institucionet e pavarura, që do të duhej me i rezistu apetetive dhe ambicieve politike të shefit të shtetit.” – tha Buzhala.

Lajme të ngjashme