Dënimi i Krivaqës, Mihali: Në emër të popullit, vendimi i gjykatës në lartësinë e detyrës
Koordinatorja e Komiteteve në VV, Dejona Milahi, ka reaguar pas dënimit të gjykatës për vrasësin e Marigona Osmanit.
Ajo ka bërë me dije se vendimi i sotëm i Gjykatës Themelore në Ferizajt ka qenë në lartësinë e duhur.
“Në emër të popullit! Vendimi i Gjykatës sot në lartësinë e detyrës”, ka shkruar ajo.
Sot Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpallur Aktgjykimin dënues ndaj Dardan Krivaqës e Arbër Sejduit. Krivaqa u shpall fajtor për veprën penale, vrasje e rëndë, ndërsa i akuzuari tjetër, për ndihmë në kryerjen e vrasjes së rëndë.
Krivaqa u dënua me dënimin kapital "Burgim i përjetshëm", ndërsa i akuzuari tjetër, Arbër Sejdiu u dënua me 15 vjet burgim.