Dëmtoi shenjat e trafikut në veri, arrestohet një shtetas i Serbisë - NACIONALE

Dëmtoi shenjat e trafikut në veri, arrestohet një shtetas i Serbisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Për dëmtimin e shenjave të trafikut në veri të cilat u vendosën në gjuhën shqipe, është arrestuar një shtetas i Serbisë.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raporitn 24-orësh.

I njëjti, me vendim të Gjykatës është dërguar për procesim në Gjykatën për Kundërvajtje.

“Leposaviq / 16.03.2024 01:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull/s, shtetas i Serbisë për shkak se i njëjti dyshohet se i ka dëmtuar dy shenja të trafikut. I dyshuari me vendim të gjyqtares është dërguar për procedim në gjykatën për kundërvajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Në veri ditë më parë u larguan tabelat ku lokacionet shkruheshin në çirilicë. Ato u vendosën më pas në gjuhën shqipe.

Për këtë njoftoi edhe ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.

“Si MMPHI kemi marrë përsipër që në veri dhe në tërë territorin e Kosovës, të largojmë të gjitha shenjat e komunikacionit të shtetit të Serbisë, duke zëvendësuar kështu me shenjat zyrtare të vendbanimeve konform ligjeve të Kosovës. Do të vazhdojmë edhe ditëve në vijim deri në zëvendësimin e të gjitha shenjave”, shkroi ai.

Megjithatë, vetëm disa orë më pas, shenjat u mbuluan me ngjyrë pjesa ku shkruhej në gjuhën shqipe.

Ky fakt nxiti shumë reagime.

Lajme të ngjashme