Deliu pas lëshimit të seancës: Qeveri pa drejtësi, pa siguri e pa përgjegjësi - NACIONALE

Deliu pas lëshimit të seancës: Qeveri pa drejtësi, pa siguri e pa përgjegjësi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka kritikuar poziten për mos mbështetjen e pozitës në mocionin e ngritur sot në seancën e Kuvendit të Kosovës, për diskutimin me urgjencë për degradimin e institucioneve të sigurisë.

Ajo në llogarin e saj në “Facebook” shkruan se brenda vetëm tre muajve janë arratisur nga burgjet e Kosovës tre persona, mes tyre edhe një i dyshuar për vrasjen “e heroit të Kryeministrit Kurti”, Oliver Ivanaoviç. Ndërsa thotë se pushteti nuk ishte i gatëshëm të diskutoj për këtë dështim.

“Fatkeqësisht, pushteti nuk ishte i gatshëm që të diskutoj për këtë dështim të jashtëzakonshëm. Qeverisë nuk po i intereson drejtësia dhe as llogaridhënia. Kësaj papërgjegjësie, PDK iu përgjigjë me lëshim të seancës. Nuk kemi çfarë flasim me një pushtet që është jo vetëm i paaftë, por edhe i papërgjegjshëm. Mjerim.”, shkruan Deliu.

Lajme të ngjashme