Deliu-Kodra: Sanksione, izolim e varfëri – Kosova nuk e ka merituar këtë fat
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka drejtuar kritika të ashpra për qeverinë pas sanksioneve nga BE-ja.
Ajo ka thënë se Kosova nuk e ka merituar këtë situatë me izolim e varfëri.
Postimi:
Mirëmëngjes nga Kosova e izoluar!
Java e parë me sanksione për Kosovën. Derisa të gjitha shtetet përreth po fitojnë miliarda euro fonde nga BE dhe SHBA për zhvillimin e shoqërive të tyre, posaçërisht rinisë, Qeveria jonë po vazhdon të kontribuoj pandalshëm për largimin e tyre nga vendi përmes shkatërrimit të shpresës.
Një gjë e sigurtë: Duhet me të vërtetë një talent unik të damkosësh fatin e qindra mijëra njerëzve, pa ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë më të vogël njerëzore e politike.
Për ata që kanë sy, trajektorja tashmë është e qartë: Sanksione, izolim, prapakthim, varfëri!
Populli ynë, Kosova jonë, nuk e ka merituar këtë fat!