Deliu-Kodra: Qeveria e Albin Kurtit e ka shkelur Kushtetutën përmes Avni Deharit
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, thotë se Qeverisja e Albin Kurtit përmes Avni Deharit, e ka shkelur Kushtetutën dhe këtë sipas saj, e konfirmoi edhe Gjykata Kushtetuese.
Ajo shkruan:
Gjykata Kushtetuese dha verdiktin që e prisnim!
Kishim të drejtë TËRË KOHËN:
Qeverisja e Albin Kurtit, përmes Avni Deharit, ka shkelur Kushtetutën në secilën seancë që nga 1 maji. Detyruan votim të fshehtë dhe na mohuan të drejtën për votë të hapur për Kryetar Kuvendi.
Ky është një dështim i rëndë institucional dhe mungesë totale respekti ndaj ligjit dhe demokracisë.
Kosova meriton udhëheqje me përgjegjësi dhe respekt për Kushtetutën, jo shkelje të qëllimshme e të përsëritura!