Deliu-Kodra: Para së të flas për PDK-në, Kurti duhet t`i hap rrugë bllokadës - NACIONALE

Deliu-Kodra: Para së të flas për PDK-në, Kurti duhet t`i hap rrugë bllokadës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili mbrëmë ka thënë se PDK-ja duhet të qëndrojë në opozitë edhe për një mandat.

Para hyrjes në Kuvend, ajo ka thënë se Kurti para se të flas për PDK-në duhet të reflektojë dhe t`i hap rrugë konstituimit të institucioneve të reja.

Sipas saj, gjithçka është në dorën e Kurtit.

“Përgjegjësi për t`i hap rrugë perspektives dhe zhvillimit të Kosovës varet nga koalicionin që ka fituar numrin më të madh të mandate. Para se të flas për PDK-në, z. Kurti duhet të reflektojë dhe t`i hap rrugë bllokadës tre mujore në të cilën ka hyr Kosova”, ka thënë Deliu-Kodra.

Lajme të ngjashme