Deliu-Kodra: Në këtë Qeveri është bërë standard dhënia e tenderëve nëpër tavolina kafenesh - NACIONALE

Deliu-Kodra: Në këtë Qeveri është bërë standard dhënia e tenderëve nëpër tavolina kafenesh

4 javë më parë

nga NACIONALE

Deputetja e PDK-së, Blerat Deliu-Kodra, ka bërë me dije se kontratat njëburimore janë bërë standard i rregullt në Qeverinë Kurti.

Në seancën e sotme parlamentare, ku po diskutohet për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për Kontratat njëburimore, ajo ka thënë se PDK-ja e ka ngritur shumë kohë më parë këtë shqetësim.

Se korrupsioni është bërë mjete kryesor i kësaj qeverie kemi thënë edhe dy vjet me parë kur si PDK kemi denoncuar me fakte keqpërdorimet në ministrinë e Infrastrukturës. Edhe atëherë kemi ngreh shqetësimet tona si PDK se kontratat njëburimore, edhe pse të jashtëzakonshme e përjashtuese, janë bërë rregull i punës jo vetëm në ministrin e infrastrukturës, por në të gjithë Qeverinë e Kosovës, pa i harruar këtu ndërmarrjet publike, pa e harru këtu ndërmarrjen më të madhe publike Korporatën Energjetike të Kosovës, drejtori i secilës sot e kësaj dite është nën hetime për korrupsion dhe kontrata një burimore”, ka thënë ai.

Sipas saj, kjo qeveria po i ndan këto kontrata me dosat nëpër tavolina kafenesh.

Pra, kolegë të dashur, kontratat njëburimore janë bërë standard i rregullt, janë bërë standard i përditshme i kësaj qeveria dhe ministrat e saj. Është bërë rregull dhënia e kontratave dhe negocimi i tyre në tavolina kafenesh me miq e me dosta pa asnjë procedurë, pa asnjë konkurrencë dhe pa asnjë transparencë”, ka thënë Deliu-Kodra.

Lajme të ngjashme