Deliu-Kodra, Kurtit dhe ministrave: Jepni dorëheqje e lëreni këtë farsë koti - NACIONALE

Deliu-Kodra, Kurtit dhe ministrave: Jepni dorëheqje e lëreni këtë farsë koti

1 javë më parë

nga NACIONALE

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pas ndërprerjes se seancës konstituive të legjislaturës së nëntë.

Ai ka kërkuar nga Albin Kurti që të jap dorëheqje nga posti i kryeministrit.

Në profilin e saj në “Facebook”, Deliu-Kodra ka shkruar se me veprimet e tij Kurti po bën përpjekje për të zvarritur formimin e institucioneve të reja.

“I zgjedhuri nuk mund të jetë edhe kryeministër edhe ministër edhe deputetë i Kuvendit të Kosovës, pikë. Është kundër Kushtetutës, kundër ligjit që e kanë votuar Lëvizja Vetëvendosje. Është përpjekje e hapur për të zvarritur themelimin e institucioneve të reja. Jepni dorëheqje e lëreni këtë farsë koti”, ka shkruar Deliu-Kodra.

Lajme të ngjashme