Deliu-Kodra: Bedri Hamza është në përpilim përfundimtar të ofertës politike për qytetarët
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka treguar se kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, është në përfundim të programit të tij zgjedhor.
Ajo ka vlerësuar se kjo ofertë do të jetë për qytetarët e Kosovës.
Në emisionin “Debat Plus”, Deliu-Kodra ka thënë se më 9 shkurt qytetarët e Kosovës do t`i kenë dy alternativa për të zgjedhur.
“Ne kemi një gjendje të rënduar në të gjitha drejtimet, dhe jam e bindur që qytetarët në rrethanat që ndodhën para tyre kanë dy alternativa, e kanë të një qeverie që për tri vite e gjysmë nuk do të shquhet për asnjë projekt të vetëm zhvillimor. PDK-ja dhe zoti Hamza janë në përpilim përfundimtar të ofertës politike e cila do të jetë ofertë për qytetarin e Kosovës, dhe nevojat që sot i Kosova”, është shprehur Deliu-Kodra.