Deliu i reagon Sveçlës: Provokim i hapur që protesta të eskalojë në dhunë, e turpshme - NACIONALE

Deliu i reagon Sveçlës: Provokim i hapur që protesta të eskalojë në dhunë, e turpshme

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Rreth shkrimit me nëntekste tejet të rrezikshme të Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, ku ky i fundit tërë protestën e sotme të thirrur nga organizatat e veteranëve të luftës e ka ndërlidhur si në shërbim të Serbisë dhe të asaj që ai e quan “luftë hibride” të Serbisë në Kosovë, ka reaguar edhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, e cila e quajti “provokim për eskalim”.

Gjuha e errët dhe demonizuese e Sveçlës në këtë status e ka shqetësuar deputeten e cila edhe shkroi se “Xhelali po thotë që protesta e veteranëve u organizu prej Vuçiqit” dhe se “Pas sulmeve të vazhdueshme, mos-përfshirjes në pagën minimale, tani veteranët edhe bashkëpunëtorë të Serbisë, a?”

“Keq jeni mashtru. Keq keni me u zhgënjy! Gjithsesi, më e pakëta, ky qëndrim është provokim i hapur që sot protesta e veteranëve të eskaloj në dhunë. E turpshme, Ministër! Ftoj veteranët që sot, paqësisht, të protestojnë për respekt dhe dinjitet. Mos bini pre e këtyre provokimeve dashakeqe të këtyre trushpërlarëve”, shkroi deputetja e PDK-së.

Lajme të ngjashme