Delegacioni nga Lugina niset për në Amerikë, do t’i drejtohen Senatit
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka bërë të ditur se një delegacion nga Lugina e Preshevës është nisur për në Ëashington, ku pritet që t’i drejtohet Senatit Amerikan.
Kamberi ka publikuar fotografi sot bashkë me këshilltarën e Kurti për Luginën, Ardita Sinanin dhe me Ragmi Mustafa, kryetarin i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi.
Ndryshe Kamberi dje gjatë ditë ka shkruar për këtë vizitë ku ka bërë të ditur se do të raportojnë për situatën në Luginë të Preshevës e për shqiptarët dhe pozitën e tyre.
“Përpjekjet tona për realizimin e të drejtave të plota dhe krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë, përveç që janë beteja politike të përbashkëta, janë edhe kërkesë e nevojë e përditshme e çdo qytetari shqiptar në Luginë të Preshevës.” – ka shkruar ndër të tjera ai.
Shkrimi i plotë: