Del fotografia e Ridit në liri nga restoranti “Bukë e Zemër”
Gjykata e Apelit e Kosovës ka aprovuar si të bazuara ankesat e mbrojtësve të tre të arrestuarve për aferën me rezerva shtetërore.
Përmes një njoftimi për media, kjo gjykatë ka bërë me dije se Hafiz Gara, Irfan Lipovica dhe Ridvan Muharremi janë liruar për t’u mbrojtur në liri.
Pas kësaj ka reaguar Mahmut Halimi, avokati i Ridvan Muharremit, i cili ka postuar një fotografi nga restoranti “Bukë e Zemër”.
“Siç po shihni une e Ridi së bashku në Bukë e Zemër, e pimë nga një gotë për juve kureshtarët.” – ka shkruar Halimi.
