Del edhe një fotografi e Lulzim Hetemit, shihet edhe fotoja e presidentes Osmani
Lulzim Hetemi, kryetar i Leposaviqit, është një nga figurat goxha të komentuara të politikës lokale.
Së fundmi, më saktë para më shumë se një ore, është publikuar edhe një fotografi e re e Hetemit.
E publikuar nga Halit Zeneli, zyrtar në MAPL, fotografia vjen nga zyrja e Hetemit, ku shihet edhe Abër Vokrri, zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal.
Edhe mbishkrimi i fotografisë është interesant.
“Ditë e zakonshme pune. Së shpejti rezultate të jashtëzakonshme” – shkroi Zeneli, teksa në prapavijë shihet edhe fotografia zyrtare e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.