Dekretimi i Konjufcës si mandatat i dytë, Abdixhiku thotë se ishte gabim i madh i presidentes Osmani
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka vlerësuar si të gabueshëm veprimin e presidentes Vjosa Osmani për të mandatuar Glauk Konjufcen si mandatar të dytë për formimin e qeverisë së re.
Para fillimit të seancës, ai ka thënë se ky ishte një gabim i madh i presidentes.
Sipas tij, ka qenë e ditur se VV-ja nuk e ka shumicën.
“Besoj se ishte lexim i gabueshëm, një gabim i madh për kosto për këtë Republikë. Ishte parë prej fillimi që nuk i kanë numrat, nuk ishin dhënë ndonjë deklaratë se do t`i bëjnë numrat dhe si të tillë siç kemi thënë gjithnjë që nuk ka vend në botë që pakica e qeverisë me shumicën”, ka thënë Abdixhiku.