Dekorimi i Mehajt, Kurti e Hovenier ishin prezentë në rezidencën e ambasadorit gjerman
Dje është dekuruar Armend Mehaj, ish-ministër i Mbrojtjës, me urdhrin ushtarak gjerman “Kryqi i Nderit në ar” nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.
Në këtë ceremony, që u mbajtë në rezidencën e ambasadorit gjerman, ishte pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Aty u pa edhe ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

“Kënaqësi të isha pjesë e ceremonisë ku Ministri ynë në largim i Mbrojtjes, Armend Mehaj, u dekorua me urdhrin ushtarak “Kryqi i Nderit në Ar” të Forcave të Armatosura Federale të Gjermanisë. Ministrin Mehaj e falenderova për kontributin e madh, ndërsa Ambasadorin Rohde për mirënjohjen”, ka shkruar Kurti në Twitter.
A pleasure to be part of a ceremony where our outgoing Defense Minister @armend_mehaj was decorated w/ the German Federal Armed Forces' Cross of Honor in Gold. I thank Minister Mehaj for contributing so greatly to 🇽🇰's military readiness & @GermanAmbKOS Rohde for the recognition. pic.twitter.com/uPRPaoWBmj
— Albin Kurti (@albinkurti) August 11, 2023