Deklarohet Borrell para fillimit të samitit: Synohen lidhje më të ngushta mes BE-së e Ballkanit Perëndimor - NACIONALE

Deklarohet Borrell para fillimit të samitit: Synohen lidhje më të ngushta mes BE-së e Ballkanit Perëndimor

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i Politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka folur para samitit të liderëve të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor.

Sipas “Klan Kosova”, ai ka deklaruar që ky samit synon krijimin e lidhjeve më të ngushta mes BE-së e Ballkanit Perëndimor.

“Ky samit i rëndësishëm synon të krijojë lidhje më të ngushta midis BE-së dhe rajonit, anëtarëve tanë të ardhshëm të BE-së...Zgjerimi është një investim gjeo-strategjik në paqe, siguri dhe prosperitet” – ka thënë ai.

Ndryshe, takimi pritet të fillojë rreth orës 17:00.

Në fund, liderët e BE-së pritet që të dalin me konferencë për media.

Lajme të ngjashme