Deklarohet Borrell: Kurti nuk ishte i gatshëm dhe s’donte takim trilateral
Ka dështuar takimi trepalësh mes kryeministrit Kurti, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe zyrtarëve të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak, në Bruksel.
Pas takimeve të ndara, kryediplomati i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka konfirmuar se mes tyre s’pati takim trepalësh teksa shtoi ishte pala kosovare ajo që refuzoi takimin.
“Vuçiqi e Kurti paraqitën pozicionet e tyre për procesin.. Diskutimet ishin siç priten të vështira, dhe në fund, Kosova nuk ishte e gatshme dhe s’donte takim trilateral. Vuçiqi ishte i gatshëm.” – tha ai.