Deklarohet Bërnabiq: Albin Kurti është turpi i Ballkanit, i ka sjell gjërat në këtë pikë - NACIONALE

Deklarohet Bërnabiq: Albin Kurti është turpi i Ballkanit, i ka sjell gjërat në këtë pikë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka folur për situatën në veri të Republikës së Kosovës.

Ajo e cilëson Kurtin si fajtor për tensionimin e situatës në veri të Kosovës.

Pak orë para fillimit të zbatimit të reciprocitetit me dokumente, disa grupe të serbëve të Ksovës bllokuan disa rrugë në veri të Kosovës. Presidenti Vuçiq iu parapriu këtyre veprimeve me disa deklarata ndërsa Petkoviq mblodhi krerët e Listës Serbe në Rashkë.

Kurti reagoi duke thënë se përgjegjës për atë që po ndodh në veri janë direkt Vuçiq dhe Petkoviq. Ndërsa Bërnabiqin për këtë situatë ka bërë fajtor Kurtin.

“Serbia nuk bëri asgjë për të filluar këtë krizë, serbët në Kosovë nuk bënë absolutisht asgjë për të shkaktuar atë që po shohim sot. Përkundrazi, ky është epilogu i keqtrajtimit të serbëve në Kosovë dhe mosrespektimi i marrëveshjeve ndërkombëtare”, tha Bërnabiq.

“Presidenti Vuçiq dhe Serbia bëjnë thirrje për paqe, stabilitet, lidhje dhe bashkëpunim, dhe Albin Kurti është turpi i Ballkanit të sotëm. Kurti është një njeri, politika e vetme e të cilit është dhuna e vazhdueshme dhe provokimet e vazhdueshme. Kurti është ai që i ka sjellë gjërat deri në këtë pikë – duke anuluar të drejtën e votës së serbëve, duke ndaluar mbajtjen e zgjedhjeve në territorin e Kosovës dhe Kosovës, duke mos respektuar Marrëveshjen e Brukselit dhe duke pranuar hapur se Prishtina nuk do ta zbatojë kurrë Marrëveshjen e Brukselit, si dhe duke keqinterpretuar dhe interpretuar në mënyrë selektive marrëveshjet e vjetra”, tha kryeministrja serbe.

Lajme të ngjashme