Deklarata skandaloze e “Asamblesë gjithë-serbe”: Kosova pjesë e patjetërsueshme e Serbisë - NACIONALE

Deklarata skandaloze e “Asamblesë gjithë-serbe”: Kosova pjesë e patjetërsueshme e Serbisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në një seancë të përbashkët të qeverisë serbe dhe Republikës Srpska ku u miratua një “deklaratë për mbrojtjen e interesave kombëtare”, përmendet edhe Kosova.

Kjo deklaratë skandaloze, e publikuar nga “Kosovo Online”, thotë se Kosova është pjesë e patjetërsueshme e Serbisë”.

“Kuvendi mbarëserb thekson se Kosova është pjesë e patjetërsueshme e Serbisë, një nga përcaktuesit e identitetit kombëtar të serbëve, paraqet themelin e shpirtërores së popullit serb dhe gurthemelin e besëlidhjes dhe të shenjtës serbe. Asambleja Gjithëserbe këmbëngul në përdorimin e emrit të plotë të krahinës jugore serbe – “Kosova dhe Metohija”, të cilën secesionistët shqiptarë po i shmangen.” – thuhet në këtë deklaratë.

Po ashtu, citohet se pika 12 “nënvizon” se parlamenti gjithëserb mbështet përpjekjet e Serbisë për ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit.

Lajme të ngjashme