Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut, hap vendimtar në realizimin e shtetit të Kosovës - NACIONALE

Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut, hap vendimtar në realizimin e shtetit të Kosovës

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Liderët instucionalë dhe polititkë të Kosovës kanë përkujtuar Dekleraten Kushtetuese të 2 korrikut, ku ish-delegatët e Kosovës shpallën Kosovën si njësi e pavarur dhe e barabartë me Republikat e tjera të ish Jugosllavisë.

Ata kanë vlerësuar se Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut të vitit 1990 shënon hapin vendimtar për realizimin e ëndrrës shekullore për shtetin e Kosovës.

Sipas tyre, themelet e shtetit të Kosovëës janë ngritur mbi vendimin e delegatëve të 2 Korrikut.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e vlerësoi si një akt përmes të cilit themelet e shtetit janë ngritur.

“114 delegatë të Kuvendit të Kosovës, atëkohë morën guximin që në rrethana dhe kushte të jashtëzakonshme nëpërmjet këtij akti heroik e juridik ta artikulojnë vullnetin e popullit të Kosovës për trajtim të barabartë. Më tepër se tri dekada më parë, gra e burra patën guximin që Kosovës t`ia japin drejtimin e duhur, ta krijojnë bazën për subjektivitet të shtetit në ardhje, ndaj në këtë përvjetor falënderoj secilin që vuri një gur në projektin tonë historik për shtet. Themelet e shtetit janë ngritur mbi vendimin e delegatëve të 2 Korrikut, ndaj sot Kosova është shtet i pavarur, i lirë dhe sovran!”, ka vlerësuar Osmani në mesazhin e saj për këtë datë historike.

Kosovarët për këtë datë i ka uruar edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Sipas tij, ky akt shënon pikënisjen e pavarsimit të Kosovës.

Akti i miratimit, i cili u zhvillua para dyerve të ndërtesës së Kuvendit dhe në kushte shtetrrethimi nga forca të mëdha policore e ushtarake serbe, shënoi de jure pikënisjen e pavarësimit të Kosovës nga Serbia pushtuese”, shkroi Konjufca në një postim në rrjetin shoqëror në Facebook.

Më tutje Konjufca, shpjegoi se agjena politike e 2 Korrikut është një zhvillim me rëndësi historike.

Ky hap themeltar ishte i një rëndësie historike, sepse iu parapriu proceseve dhe ngjarjeve të tjera madhore deri te pavarësia e Republikës së Kosovës, e shpallur më 17 shkurt të vitit 2008”, ka vlerësuar ai.

Ndërsa, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se 2 Korriku është një akt themeltar, që parapriu proceset në vazhdim.

32 vjet më parë, përkundër kushteve të një shtetrrethimi policor nga ana e regjimit serb që mbante peng ndërtesën e Kuvendit, delegatët e popullit të Kosovës, të palëkundur nga vendosmëria, e shpallën Deklaratën Kushtetuese për Kosovën si njësi e pavarur dhe e barabartë me Republikat e tjera të ish Jugosllavisë. Ishte ky një akt themeltar që do t’i paraprinte Kushtetues së Kaçanikut, dy shtylla këto që janë prelud i vullnetit të popullit tonë për liri dhe pavarësi”, shkroi Krasniqi, në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka vlerësuar se veprimin që moren ish-deputët ishite shumë I guximshem.

Në përkujtim të 2 korrikut të vitit 1990, nderojmë sot të gjithë ata burra dhe gra që në një moment të ndryshimeve kapitale politike, e bënë një hap të guximshëm për t’i hapur rrugë realizimit të vullnetit politik të popullit tonë dhe për ta bërë këtë rrugë të pakthyeshme - rrugë e cila ishte me plot sakrifica e që kulmoi me sakrificën sublime të popullit tonë, me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka përfunduar Krasniqi.

Lajme të ngjashme