Deklarata e çuditshme e Nagavcit: S’po e mbajmë të fshehur vlerën e koeficientit, ende s’është caktuar - NACIONALE

Deklarata e çuditshme e Nagavcit: S’po e mbajmë të fshehur vlerën e koeficientit, ende s’është caktuar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Tekonologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka dhënë një intervistë në Kanal10. Ajo aty është pyetur edhe për vlerën e koeficientit.

Në fakt, gazetari insistoi të di se pse është mbajtur fshehur vlera e koeficientit. Në këtë pyetje, zonja Nagavci tha se vlera e koeficientit ende s’është caktuar.

“E kemi bërë disa herë, nuk është se është mbajtur fshehtë vlera e koeficientit, por nuk është caktuar akoma koeficienti. Dhe nuk mund ta dijmë pa u caktu përfundimisht.” – tha ajo.

Tutje zonja Nagavci vlerësoi se ligji i pagave nuk është ligj për rritjen e pagave.

“Ligji është ligji i pagave, nuk është ligj për rritjen e pagave.” – tha ajo.

Lajme të ngjashme