Dehari fton sërish në konsulta partitë politike, kësaj radhe para fillimit të seancës - NACIONALE

Dehari fton sërish në konsulta partitë politike, kësaj radhe para fillimit të seancës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, i ka ftuar sërish subjektet politike parlamentare për konsulta në lidhje me konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Burimet e gazetës Nacionale brenda Kuvendit kanë bërë me dije se kjo konsultë do të mbahet para fillimin në seancës, në ora 11:30.

Deputeti i VV-së një përpjekje të njëjtën e kishte bërë edhe të enjten, kur ishte bërë tentativa e dytë për konsitutuinimin e Kuvendit.

Duke e injoruar skenarin që i ishte dhënë, atë ditë Dehari kishte thirrur në konsulta partitë politike pasi kishte filluar seanca.

Pas një pauze, ai ishte rikthyer serish duke treguar se nuk është arritur ndonjë konsensus në mes të partive politike.

Madje, Dehari nuk e kishte hedhur fare në votim Raportin e Komisionit për Verifikimin e Mandateve dhe e kishte ndërprerë seancën.

Takimi shpërfaqi qëndrimet aktuale të tyre. Pati përfaqësues që braktisen konsultimet. Fatkeqësisht, nuk pati konsensus. Seanca do të vazhdojë brenda 48 orëve, në orën 12, më 19 prill 2025, me shpresë se deri atëherë do të këtë pajtueshme”, ka thënë Dehari.

Një veprim i tillë i Deharit ishte kritikuar ashpër nga deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.

Ata patën deklaruar se Dehari është dashur ta hedh në votimin raportin, meqenëse në sallë të pranishëm ishin 100 deputetë.

Lajme të ngjashme