Deda: Kushtetuesja tha se s’ka imponim por bashkëpunim e marrëveshje për konstituim - NACIONALE

Deda: Kushtetuesja tha se s’ka imponim por bashkëpunim e marrëveshje për konstituim

1 vit më parë

nga NACIONALE

Analisti politik, Ilir Deda, duke komentuar Aktgjykimin e Kushtetueses tha se me vendimin e saj në lidhje me konstituimin e kuvendit, Gjykata Kushtetuese tha se s’ka imponim por bashkëpunim e marrëveshje për ta konstituuar kuvendin.

Sipas tij, me këtë vendim, Kushtetuesja tha se s’ka ndërrim të mënyrës së votimit dhe s’ka “çare pa u konstituu kuvendi brenda 30 ditësh (e çka nëse nuk konstituohet?”.

E tash, masi që Gjykata e tha atë që e kemi thënë shumë prej nesh, a ka ndonjë kërkim falje prej partisë më të madhe që e tërhoqi për hundësh një vend të tërë me muaj? Apo, kurrgjë kurrkujt?”, tha Deda

E plotë:
Foli Gjykata Kushtetuese: s'ka imponim por bashkëpunim/konsensus e marrëveshje, s'ka ndrrim të mënyrës së votimit, dhe s'ka çare pa u konstituu Kuvendi brenda 30 ditësh (e çka nëse nuk konstituohet?).
E tash, masi që Gjykata e tha ate që e kemi thënë shumë prej nesh, a ka ndonjë kërkim falje prej partisë më të madhe që e tërhoqi për hundësh një vend të tërë me muaj? Apo, kurgjo kurkujt?
Kosovës politike i duhet një shkundje e rëndë e atillë që e normalizon njëherë e përgjithmonë.

Lajme të ngjashme