Debati për Prishtinën: Rama e akuzon Çekun për demagogji e urdhra nga partia, Çeku Ramën për mungesë pune
Debati për Prishtinën në “Debat Plus”, u karakterizua me ‘hedhje faji’ të të dy kandidatëve, Përparim Ramës nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Hajrulla Çeku nga Lëvizja Vetëvendosje. Me të filluar debate Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, ka vlerësuar se kundërkandidatin e tij, e kishte përgatitur në debat, Dejona Mihali, për siç thotë ai të bëjë demagogji.
“Ai bënte vetëm demagogji, fliste të pavërteta, nuk dëgjova asgjë për vizion, na humbi kohën tri orë. Gjëra që ia ka përgatitë Dejona Mihali. Ato politika që i shkojnë vetëm Albin Kurtit, që e ka qitë këtë djalin këtu.” – tha ai
Pastaj, Rama vazhdoi duke ia përmendur raportin e Grupit Ndërkombëtar të Krizave, Çekut për t’i thënë se organizatat kredibile kanë vlerësuar se Vetëvendosje i bllokon komunat ku nuk qeverisë.
“Nuk po e them unë. E ka thënë raporti i organizatës kredibile, Grupi Ndërkombëtarë i Krizave, se ju bllokoni komunat të cilat nuk i qeverisni. Këtë e thonë ndërkombëtarët. Ndërsa ti je këto me fol demagogji, që i ke mësu përmendësh, nga ato që ti ka mësu Dejona”. – tha Rama.
Rama tutje ka vazhduar ta akuzoj Çekun për demagogji, duke thënë se edhe kur ka qeverisur Vetëvendosje me Prishtinën, nuk kanë realizuar projekte.
“Shiheni farë demagogjie populiste. Vjen ktu edhe thotë që është me urgjencë unza e kryeqytetit. Ndërsa ne para katër viteve e kemi përfunduar projektin edhe i kemi siguruar fondet nga EBRD, 206 milionë. 82.4 milionë kanë qenë fal, dmth pa parë si grant. Këta e kanë bllokuar. Kanë thënë se nuk i shtyjmë projektet elektorale të Përparim Ramës. Se unë po i merresha me veti këto projekte.
E tash pas 4 vjetëve thotë duhet ta bëjmë me urgjencë. Pra këta janë ata, vetëm me demagogji, me të pavërteta… 8 vjet me përpara e kanë pas menaxhmentin e kryeqytetit, s’kanë bërë kurgjo, zero”, ka thënë Rama.
Në anën tjetër, Hajrullah Çeku, ka ironizuar me Ramën, duke e pyetur se kush e ka bllokuar atë dhe kabinetin e tij, ta mbledh bërllogun në Prishtinë.
“Kush të bllokoi me mbledh bërllogun? 4 vite mos me mujt me mbledh bërllogun me mbajt pastër qytetin. [Do të bëjmë] reformim i thellë të gjitha ndërmarrjeve komunale pa ndërmarrja nuk ka qytet të mirëmbajtur. Fillimisht depolitizim, auditim i përformancës dhe duhet me pa krejt ata q i kanë punësuar. E dini që nde punësojnë dhjetëra ndërmarrje komunale për vota, duhet me pa kush çfarë punë po bën aty”, ka deklaruar Çeku.
Ai ka vazhduar duke thënë se Prishtinës i duhet qasje më serioze në qeverisje.
“Besoj që Prishtina ka nevojë për një qasje serioze,e cila i trajton fillimisht elementet e domosdoshme, ato bazike, të përditshmërisë sonë. Që duhet ta bëjnë qytetin funksional. Përditshmëria e jonë lidhet me mobilitetin, trafikun, mirëmbajtjen qytetit, me nevojën që ndërmarrjet komunale të jenë sa më efikase për mirëmbajtje”