Daut Haradinaj uron të gjitha partitë për rezultatet në zgjedhje - NACIONALE

Daut Haradinaj uron të gjitha partitë për rezultatet në zgjedhje

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Daut Haradinaj ka falënderuar mbështetsit e AAK-së si dhe ka uruar të gjitha partitë për arritjet në zgjedhje.

Ai shkruan:

Të nderuar anëtarë, mbështetës dhe votues të Aleancës,

Me mirënjohje të madhe, ju falënderoj për besimin dhe përkushtimin tuaj në këtë proces të rëndësishëm demokratik. Mbështetja dhe angazhimi juaj kanë qenë forca jonë kryesore.

Çdo individ që dha kontributin e tij me përkushtim dhe vendosmëri, ju jeni zemra dhe shpirti i kësaj force politike. Faleminderit për çdo votë, për çdo përkrahje dhe për çdo angazhim! Së bashku do të vazhdojmë, na presin shumë punë.

Të gjitha partive dhe kandidatëve për deputetë u uroj suksese për arritjet në këto zgjedhje.

Kosova duhet parë si një tërësi, dhe kështu do të mbetet në zemrat tona.

Lajme të ngjashme