DASh sërish paralajmëron Qeverinë: Po rrezikoni mundësitë që ndihmuam të krijohen - NACIONALE

DASh sërish paralajmëron Qeverinë: Po rrezikoni mundësitë që ndihmuam të krijohen

1 vit më parë

nga NACIONALE

Matthew Miller, zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, ka përsëritur paralajmërimet e fundit të ShBA-së dhe BE-së për veprime "të pakoordinuara dhe të njëanshme" të Qeverisë së Kosovës në veri të vendit.

Në një konferencë për shtyp, Miller adresoi shqetësimet për masat e fundit të qeverisë së Kosovës në veri, në përgjigje të një pyetjeje të një gazetari serb për “shkelje të vijave të kuqe" nga Kurti.

Zëdhënësi paralajmëroi Qeverinë e Kosovës se janë duke vënë në rrezik mundësitë që Shtetet e Bashkuara kontribuan në krijimin e tyre.

Miller i kërkoi Kosovës që të angazhohet ngushtë me partnerët e saj ndërkombëtarë, duke përfshirë SHBA-në, BE-në, NATO-n.

“Nuk do të spekuloj për veprime në të ardhmen. Ajo që do të them është se jemi të shqetësuar nga lidershipi i Kosovës. Ne besojmë se ata i vënë në rrezik mundësitë që ne kemi ndihmuar për t'u krijuar. Nëse shikoni historinë që nga pavarësia e Kosovës, ShBA-ja e ka mbështetur fuqishëm integrimin e plotë në bashkësinë ndërkombëtare si një demokraci shumë-etnike. Por për të realizuar këtë vizion, ne kemi bashkëpunuar me liderët e njëpasnjëshëm politikë të Kosovës për masat që rrisin paqen dhe prosperitetin. Ajo që ne inkurajojmë Kosovën të bëjë është t'i kthehet angazhimit të ngushtë dhe udhëzues me SHBA-në me BE-në me NATO-n dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë të Kosovës”, tha Miller.

Lajme të ngjashme