DASh për sulmin terrorist: Ishte i planifikuar mirë, përgjegjësit të dalin para drejtësisë - NACIONALE

DASh për sulmin terrorist: Ishte i planifikuar mirë, përgjegjësit të dalin para drejtësisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Departamenti i Shtetit ka komentuar edhe një herë sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku një polic ra në krye të detyrës dhe mbetën të vrarë tre terroristë.

Zëdhënësi i i DASh-it, Vedant Patel, ka theksuar se sulmi i 24 shtatorit ka qenë i planifikuar dhe i koordinuar mirë. Tutje, ai ka vlerësuar se të gjithë përgjegjësit duhet të sillen para drejtësisë.

Kur u pyet për arrestimin e Milan Radojiçiqit, i cili tashmë është liruar, z. Patel theksoi se i ka parë raportimet.

“Ne i kemi parë ato raportime. Ne nuk do të shkojmë përpara hetimit. Dhe siç e kemi thënë, ne e dimë se sulmi ishte i koordinuar dhe i planifikuar mirë, dhe të gjithë ata që ishin të përfshirë në planifikimin dhe kryerjen e këtij sulmi duhet të sillen para drejtësisë.” – theksoi ai.

Lajme të ngjashme